Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan do vizitojë në fillimjavën e ardhshme Libanin për të diskutuar vendosjen e trupave paqeruajtëse të organizatës botërore me drejtuesit libanezë. Annan do takohet me kryeministrin Fuad Siniora dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kjo vizitë vjen pas angazhimit të vendeve evropiane se do kontribuojnë me më shumë se gjysmën e trupave për misionin në Liban. Bejruti zyrtar e ka mirëpritur angazhimin evropian.
XS
SM
MD
LG