Dy persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një kafene serbe në Mitrovicë ka thënë policia. Zëdhënësi i policisë së Kombeve të Bashkurara Larry Miller tha se një "kalimtar e ka hedhur një paisje shpërthyese në kafene". Ai më tutje ka thënë se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Dëshmitarët i kanë thënë agjensisë Rojters se edhe një polic ndërkombëtare ishte lënduar por policia nuk e konfirmon këtë lajm. Qindra serb janë tubuar në urën mbi lumin Ibër që ndan qytetin në pjesën veriore dhe jugore.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.