"Çdo komb bart mbi vete përgjegjësi të caktuara. Ndonëse regjimi i sotëm demokratik në Beograd nuk mund të mbahet përgjegjës për politikat dhe veprimet e regjimit të Millosheviçit, udhëheqësit në Beograd duhet t'i japin fund trashëgimisë së Millosheviqit dhe në këtë drejtim kanë shumë përgjegjësi". Ishte kjo përgjigjja e kryenegociatorit Marti Ahtisari pas kritikave të Beogradit se ka fajësuar gjithë popullin serb duke vënë në pikëpyetje paanësinë e tij. Sipas ekipit negociator serb deklarata është bërë gjatë një pritje për këtë delegacion në Vjenë më 8 gusht.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.