Ndërlidhjet

BERLIN


Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker i ka kritikuar ashpër politikat e Beogradit ndaj Kosovës.
"Radikalët në Beograd duhet të pushojnë së bllokuari integrimin politik dhe ekonomik të serbëve të Kosovës" ka thënë Ryker për edicionin e së hënës të së përditshmes gjermane Handelsblatt, transmeton agjensia DPA.
Integrimi jo i duhur i pakicës serbe në Kosovë është njëri nga problemet më të mëdha, ka thënë Ryker për të shtuar se shumica shqiptare nuk mund të fajësohet për këtë.
"Dora e zgjatur duhet të pranohet" ka thënë ai duke iu referuar refuzimit të serbëve për t'ju bashkangjitur institucioneve të Kosovës.
Sipas Ryker, institucionet e Kosovës janë të afta të parandalojnë çdo shpërthim të dhunës që do të pasonte vendimin për statusin final të Kosovës.
"Më duket se kjo nuk do të ndodhë. Instituiocent ndërkohë janë bërë stabile. Klasa politike është pjekur dhe ka kuptuar se dhuna nuk sjell asgjë" ka thënë Ryker, duke shtuar se "qytetarëve të Kosovës urgjentisht u nevoitet perspektiva, prandaj statusi politik duhet të sqarohet".
Ryker ka përjashtuar çdo mundësi të ndarjes së Kosovës përgjatë vijave etnike. "Kjo përjashtohet plotësisht, bashkësia ndërkombëtare këtë nuk do ta lejojë" ka thënë kryeadministratori i ardhshëm i Kosovës Joahim Ryker.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG