Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot ka testuar në mënyrë të suksesshme raketat me rreze të gjata veprimi nga një nëndetëse, në kuadër të ushtrimeve ushtarake që kanë filluar ditë më parë. Kryenegociatori iranian për çështje bërthamore Ali Larijani tha se vendi i tij është i vendosur të prodhojë lëndë bërthamore përkundër kërkesës së Këshillit të Sigurimit për ndërprerjen e programit. Ai tha se aktiviteti bërthamor është objektiv strategjik duke mohuar ndonjë përpjekje për prodhimin e raketave bërthamore.
Irani mund të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara nëse nuk ndal programin e vet bërthamor deri në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG