Dy persona janë vrarë kur një bombë shpërtheu afër zyrave të gazetës "Al Sabah" e afërt me qeverinë irakiane. Nga shpërthimi të paktën 20 veta u plagosën dhe disa godina përreth u shkatërruan. Në zhvillime tjera, së paku 10 persona janë vrarë në qendër të Bagdadit pas dy sulmeve të ndara me bomba.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.