Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan sot arriti në Liban. Pritet që ai do të takohet me zyrtarët më të lartë libanezë për të diskutuar lidshur me vendosjen dhe rolin e forcës së Kombeve të Bashkuara në jug të këtij vendi. Kjo forcë parashihet me rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit, me të cilën u ndalë konflikti 34 ditësh ndërmjet Izraelit e Hezbollahut në Liban.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.