Ndërlidhjet

BERLIN


Zëvëndësministri i jashtëm gjerman Gernot Erler ka konfirmuar sot se Gjermania po ndërmjetëson në lirimin e dy ushtarëve izraelit të rrëmbyer nga Hezbollahu në Liban. Ndërkohë ministrja e Jashtme e Izraelit Tzipi Livni pas takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit gjerman ka deklaruar se "sot është bërë e qartë për herë të parë se Hezbollahu nuk mund të çarmatoset pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri i Libanit nuk mund të bëjë aq sa duhet, pra tashmë është e sigurt se na duhet ndihmë për të krijuar një Liban normal që mund të jetojë në paqe" ka thënë Livni.
XS
SM
MD
LG