Ndërlidhjet

H. JASHARI: NUK KA PËRMIRËSIME NË ZBATIMIN E LIGJIT NË KOSOVË


Hilmi Jashari, ushtrues detyre i Ombudspersonit të Kosovës

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Jashari, mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare është një prej çështjeve teknike e cila është trajtuar edhe në Vjenë. Si do t’i vlerësonit ju përpjekjet e institucioneve qendroren adresimin e kësaj çështjeje?

HILIMI JASHARI
Është evidente edhe në raportin tonë vjetor numër gjashtë, potencimi i problemeve të mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare. Është evidente po ashtu që ka probleme, dhe është një ndër sfidat kryesore që bashkësia ndërkombëtare e ka ushtruar vëmendjen e pushtetit vendor. Unë konsideroi se ka përparime siç kam thënë edhe në raportin e gjashtë vjetor në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, por mbetet ende shumë për tu bërë. Ka probleme të natyrave të veçanta, mirëpo këto mbesin si çështje që do të zgjidhen e aq më tepër nëse pushtetarët e Kosovës hynë në bisedime më përfaqësuesit e Serbisë edhe më bashkësinë ndërkombëtare. Unë konsideroj se hapësirë me siguri ka, dhe ekziston një vullnet pozitiv, të paktën te autoritetet vendore që të krijojnë kushte më të mira për mbrojtjen e drejtave të minoriteteve, megjithëse aktualisht ka probleme në këtë fushë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë problemet më të shpeshta të qytetarëve që drejtohen tek institucioni juaj?

HILMI JASHARI
Është shumë vështirë të japësh një përkufizim të saktë ose në përqindje se cilat janë problemet më të mëdha. Mirëpo në bazë të përvojës sime, problemet më të mëdha të qytetarëve janë ato që i referohen ushtrimit të pushtetit, e sidomos ekzekutivit të pushtetit. Unë kam vërejtur se një pjesë e madhe e ankesave që drejtohen tek ne, kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit gjyqësorit ose me drejtësinë. Sistemi i gjyqësorit në Kosovë është i ngarkuar më lëndë dhe është evidente që ka zvarritje të mëdha të procedurave, dhe kjo është pranuar decidivisht edhe nga vetë gjykatat. Në anën tjetër janë paraqitur si sfidë më e madhe pretendimet e qytetarëve për korrupsionin e përhapur në funksionin e sistemit të gjyqësorit, çka si pasojë shkakton humbjen e besimit të qytetarëve tek funksionimi i sistemit të gjyqësorit. Do të thotë është një rreth vicioz i cili shkakton më pas pasoja të vazhdueshme. Më pas radhiten ankesat që i referohen funksionit të administratës së pushtetit, qoftë nivelit komunal, qoftë nivelit qendror, ministrive apo edhe vetë qeverisë. Kemi të bëjmë pastaj më një numër jashtzakonisht të madh të situatave sociale. Një sistem i mbrojtjes sociale, i cili është duke funksionuar aktualisht, konsideroj se nuk është adekuat për të plotësuar nevojat e këtyre kategorive. Kështu është e domosdoshme që ata në jetën e përditshme të ballafaqohen më probleme të ndryshme, duke filluar nga trajtimet mjekësore, nga cilësia e jetës, nga ofrimi i kushteve adekuate të fëmijëve edhe gjithçka tjetër që ndërlidhet si pasojë e kësaj. Në anën tjetër kemi edhe probleme në marrëdhëniet e punës edhe problemet që kanë të bëjnë më të drejtat pronësore. Gjithashtu dihet që funksioni i sistemit të administratës së gjyqësorit ka ndikuar edhe në këtë fushë ku janë probleme të mëdha, pastaj nëpër qytete eventualisht ndërtimet pa leje apo mbi ndërtimet, etj, etj.

RADIO EVROPA E LIRË
Më herët është thënë se bashkëpunimi i Ombudsperonit me komunat e ndryshme nuk ka qenë në nivel. Ka ende vështirësi në këtë drejtim?

HILMI JASHARI
Një përgjigje të shkurtër ndoshta lidhur më këtë kisha thënë se ka. Ka vështirësi mirëpo është e vërtet se bashkëpunimi nuk është i njëjtë me të gjitha komunat. Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë më disa prej komunave, ndërsa në anën tjetër për të shkuar në ekstrem nuk kemi bashkëpunim më disa komuna të veçanta. Unë më të marrë detyrën e ushtruesit të detyrës së Ombudspersonit të Kosovës, kam pasur takime të nivele të larta për të ngritur këtë shqetësim edhe duke kërkuar nga këto autoritete që të ndikojnë tek autoritet tjera, sidomos komunat që të i’u përgjigjen më kohë rekomandimeve dhe letrave të Ombudspersonit. Mirëpo kjo dukuri është ende duke vazhduar. Sidoqoftë, Ombudspersoni nuk ka mekanizëm ekzekutiv për t'i detyruar komunat. Dhe unë jam duke bërë tentime të vazhdueshme për të krijuar edhe një formë të bashkëpunimit më të afërt më institucionet tona vendore, duke krijuar persona kontaktues që në mënyrë urgjente dhe efektive të zgjidhen këto probleme dhe mosmarrëveshje. Kam filluar realizimin e takimeve zyrtare të niveleve të tilla duke tentuar gjithmonë të ndikoj që të kuptojnë drejtë dhe si duhet rolin dhe mandatin e Ombudspersonit. Po në raportin e gjashtë vjetor, është përmendur gjithashtu komuna e Prishtinës, si njëra prej komunave që i ka prirë listës së mos përgjegjësisë së këtij instituti.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju jeni duke ushtruar këtë funksion që prej fillimit të këtij viti. Nga përvoja juaj, cili është niveli i zbatimit të ligjit në Kosovë ?

HILMI JASHARI
Në bazë të përshtypjes sime duke punuar në këtë institucion që nga viti 2000, konsideroj se është bërë pak lëvizje në drejtim të zbatimit të rëndit dhe të ligjit. Kuptohet që është një situatë shumë specifike për shkak të instalimit të administratës së UNMIK-ut dhe për shkak të imunitetit që janë gëzuar këta në fillim kur kanë ushtruar pushtin. Pastaj ka pasur probleme më funksionimin e administratës sonë, ngase ka qenë një pushtet i krijuar rishtazi pas zgjedhjeve më një personel që ndoshta nuk kanë pasur një përvojë të mirë në funksionimin e administratës, mirëpo këto nuk janë arsye për mos funksionim dhe zbatimin e ligjit. Unë pretendoi dhe e kam konsideruar edhe në raportin tonë vjetor që problemet që ndikojnë në mos zbatimin e rendit dhe ligjit gjithmonë është të vullneti i pushtit. Edhe nëse ky vullnet nuk ekziston atëherë gjithsesi problemet do të jenë më evidente. Nuk është hera e parë që shohim se kjo ka ndodhur në pushtete apo shtete të caktuara, kemi pasur raste që edhe në shtet fqinje më pa situata të tilla. E gjithë kjo më pas ndikon edhe në humbjen e besimit të qytetarëve, në rritjen e korrupsionit, të dukurive të këqija të kriminalitetit, etj.

RADIO EVROPA E LIRË
Më cilat gjëra jeni përballur ju personalisht, duke qenë se jeni njeriu i parë vendor që ushtroni funksionin e Ombudsperonit?

HILMI JASHARI
Në kuptimin profesional dhe punës që e bëj këtu, sfida më e madhe ka qenë rreth aprovimit të ligjit të ri mbi avokatin e popullit, që ka ndodhur në shkurt të këtij viti, ka qenë rreth një muaj e gjysme pasi mora pozitën e ushtruesit të detyrës. Ka qenë një rregullore e ndryshuar nga UNMIK-ut, ku është cenuar mandati i institucionit të Ombudspersonit. Kjo ka qenë sfida e parë më të cilën unë nga kjo pozitë jam ballafaquar. Kam ngritur shqetësimet e mia në të gjitha nivelet, jo vetëm këtu në Kosovë, por edhe në instancat ndërkombëtare, në Këshillin e Evropës, te Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, dhe kam pasur reagime shumë pozitive. Kam marrë edhe reagime shumë formale prej këtyre institucioneve, kam pasur vizita zyrtare të organizuara për këtë qëllim, në të cilat është kritikuar një qasje e tillë ndaj rregullores së Ombudspersonit dhe cënimit të mandatit. Në anën tjetër jam ballafaquar më sfidat që kanë ndodhur pastaj në Kuvendin e Kosovës rreth hartimit të ligjit të ri, rregullave procedurale. Por kanë qenë edhe probleme të cilat i takojnë natyrës menaxhuese që kanë të bëjnë me pavarësinë e këtij institucioni. Ndër sfidat tjera që vlen të përmend në këtë situatë është tendenca për të ndryshuar qasjen e administratës ndaj institucionit të Ombudspersonit.

INTERVISTOI: NADIE AHMETI
XS
SM
MD
LG