Shefi i ri i UNMIK-ut ka vlerësuar se demokracia në Kosovë funksionon dhe është e pamundur që të përsëriten trazira si ato të marsit 2004.
Në një intervistë për Frankfurter Rundashau Ryker ka thënë se është dakord me vlerësimin e paraardhësit të tij Jessen Petersen se "Kosova është demokraci që funksionon".
"Kemi një parlament që funksionon, një qeveri të koalicionit dhe tnjë opozitë të gjerë e cila gjithashtu funksionon. Gjithë kjo u krijua pa tronditje dhe u dëshmua në praktikë", tha Ryker.
Ai ka shfaqur bindjen se "marsi i vitit 2004 nuk do mund të përsëritet pasi institucionet dhe elita politike janë më të pjekura".
Lidhur me statusin Ryker theksoi se "çdo zgjidhje, e cila do duhej të vinte deri në fund të vitit duhet t'i garantojë dhe të drejtat e pakicave".
I pyetur nëse "shqiptarët vërtet e pranojnë komunitetin serb në Kosovë", Ryker tha se "beson që në parim është kuptuar se ardhmëria është në një Kosovë shumëetnike".