Ndërlidhjet

TEHERAN/UASHINGTON


Teheranit nuk mund t'i hiqet e drejta për të zhvilluar teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore, ka deklaruar në një konferencë shtypi presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Ai shprehu gatishmërinë e Iranit për të biseduar me bashkësinë ndërkombëtare për të gjitha çështjet e rëndësishme. Ahmadinexhad kërkoi dhe një debat televiziv me presidentin amerikan Bush.
"Propozoj mbajtjen e një debati të drejtpërdrejtë televiziv me presidentin amerikan Bush në mënyrë që të flasim për problemet ndërkombëtare dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve. Të dyja palët do shfaqin qëndrimet e tyre, por me kushtin e vetëm që ato të mos çensurohen veçanërisht për popullin amerikan", tha Ahmadinexhad.
Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si diversion për të larguar vëmendjen nga programet bërthamore të Teheranit deklaratat e presidentit iranian.
Irani duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit deri më 31 gusht, në të kundërt do të përballet me sanksione, bazuar në rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG