Ndërlidhjet

VJENË


Zyra e të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari, u ka dërguar sot thirrje Prishtinës dhe Beogradit që bisedimet mbi çështjet teknike në Vjenë të mbahen më 7 dhe 8 shtator.
Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo ka thënë se zyra e Ahtisaarit propozon që më 7 shtator të mbahet takimi i ri për decentralizimin, ndërsa më 8 shtator takimi për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe për të drejtat e bashkësive etnike.
Durlo gjithashtu njoftoi se Marti Ahtisaari do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit, që nesër dhe pasnesër do të mbahet në Vjenë.
Në takim do të marrin pjesë drejtorët për Ballkanin në ministritë e jashtme të 6 vendeve anëtare.
XS
SM
MD
LG