Lidhur me raportimet e mediave për vërejtjet e pretenduara të Marti Ahtisaarit, të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, zëdhënësja e tij Hua Jiang sot ka njoftuar se deklaratat e z. Ahtisaari janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit.
I dërguari i posaçëm asnjëherë nuk i është referuar "fajit kolektiv" të popullit serb. Duke iu përgjigjur vërejtjeve të një anëtari të delegacionit serb më 8 gusht, ai ka thënë se çdo popull duhet ta mbajë barrën e vet të përgjegjësisë dhe duhet të jetojë e të përballet me të kaluarën e vet.
"I dërguari i posaçëm, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, i përsëriti dhe i sqaroi vërejtjet e tij duke thënë se përderisa nga udhëheqësia e sotme demokratike në Serbi nuk mund të kërkohet llogari për politikat dhe veprimet e regjimit të Millosheviqit, udhëheqësit në Beograd duhet ta kenë parasysh këtë trashëgimi dhe për atë të kenë përgjegjësi të rëndësishme.
Ai gjithashtu tha se trashëgimia historike nuk mundet thjesht të injorohet, por duhet të merret parasysh gjatë kërkimit të zgjidhjes për statusin, vazhdon Jiang.
I dërguari i posaçëm gjithmonë e ka parë procesin e statusit si krijim të kushteve për të gjitha komunitetet, përfshirë atë serb, që të jetojnë një jetë dinjitoze në Kosovë. Në këtë drejtim, i dërguari i posaçëm do të vazhdojë të përqëndrohet në thelbin e negociatave, në vend që të angazhohet në polemika, thuhet në fund të reagimit të zëdhënëses së Marti Ahtisaarit, Hua Jiang.