Presidenti amerikan, George Bush tha mbrëmë vonë se tërheqja e shpejtë e trupave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku do të çonte në krijimin e një shteti terrorist. Këto komente zoti Bush i bëri gjatë një fjalimi për grumbullimin e fondeve në Tenesi. Ai mëtutje tha se për shkak të burimeve të tij të naftës, Iraku mund të bëhet më i rrezikshëm se Afganistani nën militantët talibanë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.