"Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndajnë më shumë se një milion dollarë gjatë vitit 2007, për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën në tri komunat serbe në veri të Kosovës", premtoi shefja e zyrës Amerikane në Prishtinë Tina Kajdanov.
"Që nga viti 2000, për ndërtimin objekteve të ndryshme në këto tri komuna, qeveria amerikane ka shpenzuar rreth 4 milion dollarë", tha Kajdanov, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet agjencisë amerikane për ndihmë ndërkombëtare USAID me udhëheqësin e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.