Ushtria izraelite deklaroi se i ka dorëzuar trupave të Kombeve të Bashkuara dhe forcave libaneze më shumë se dy të tretën e territorit të pushtuar më parë në jug të Libanit. Ushtria nuk ka dhënë detaje për numrin e ushtarëve izraelitë që kanë mbetur në pjesën jugore të lumit Litani. Trupat izraelite kishin pushtuar zonën e sigurisë në Liban gjatë luftimeve 34 ditëshe në mes të Izraelit dhe Hezbollahut.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.