Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka dënuar sot forcat izraelite për hedhjen e bombave kasetore në Liban. Anan, i cili po qëndron për një vizitë në Lindje të Mesme, deklaroi se "armë të tilla nuk do duhej të përdoren në zona banimi". Ai kërkoi nga Izraeli hartat që tregojnë saktë vendet e hedhjes së bombave kasetore.
Edhe zyrtari i lartë për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Jan Egeland vlerësoi se veprimi i forcave izraelite, siç ishte hedhja e bombave kasetore në jug të Libanit, ishte "shokues dhe krejtësisht jomoral".
"Kolegët në qendrën për koordininim e aksioneve të minave të Kombeve të Bashkuara, që bënë vlerësimet në afro 85% të hapësirave të bombarduara në jug të Libanit, kanë identifikuar 359 lokacione, në të cilat janë hedhur bomba kasetore dhe rreth 100 mijë mjete të pashpërthyera", tha Egeland.
XS
SM
MD
LG