Ndërlidhjet

VJENË


Irani mospërfillës mund të përballet me sanksione të Këshillit të Sigurimit të KB pasi refuzoi të ndërpresë programin bërthamor deri mbrëmë në mesnatë.
Një raport konfidencial i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore thotë se Irani më 24 gusht e ka vazhduar pasurimin e uraniumit.
Presidenti George Bush tha se Irani nuk duhet të lejohet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa ambasadori amerikan në KB John Bolton tha se nuk pret që Këshilli i Sigurimit t'i diskutojë sanksionet para takimit të 5 shtatorit në Berlin mes shefit të diplomacisë evropiane Javier Solana dhe kryenegociatorit bërthamor iranian, Ali Larijani.
Në Moskë, Rusia shprehu keqardhje që Irani nuk i plotësoi kushtet e Kombeve të Bashkuara, por Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se sanksionet nuk janë mënyra më e mirë për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG