Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjatë muajit shtator do të zhvillojë dy sesione të ndara për Kosovën. Në takimin e parë do të analizohet puna e deritashme e UNMIK-ut, ndërsa në takimin e dytë do të shqyrtohet rrjedha e procesit negociator për statusin e Kosovës. Pritet që në takimin e parë, i cili është raportimi i rregullt tre mujor përpara Këshillit, raportin ta paraqesë kryeadministratori i ri, Joakim Ryker. Është paralajmëruar që Beogradin në këtë takim ta përfaqësojë koordinatorja e Qendrës Serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq. Takimi i dytë do t’i kushtohet rrjedhës së negociatave për status. Për këtë proces do të raportojë i dërguari i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.