Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët e Afganistanit thonë se katër ushtarë kanadezë janë vrarë sot gjatë operacionit kryesor kundër talibanëve në jug të Afganistanit. NATO-ja ka njoftuar se gjatë dy ditëve të luftimeve janë vrarë afro 200 pjesëtarë talibanë. Ditën e parë të Operacionit të përbashkët të forcave të Natos dhe të Afganistanit, dje, nga rrëzimi i një aeroplani vëzhgues u vranë 14 ushtarë britanikë.









MOSKË
Policia në Moskë ka rrahur dhe ka arrestuar disa aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët mbajtën demonstrata pa leje për të shënuar dy-vjetorin e masakrës në shkollën e Beslanit. Më 1 shtator, 2004, një grup militantësh që kërkonin t'i jepet fund luftës në Çeçeni, morën peng më shumë se 1.000 fëmijë dhe të rritur në një shkollë në Beslan, në republikën e Osetisë Veriore. Pengmarrja përfundoi më 3 shtator me sulmin kaotik të forcave të sigurisë, ku humbën jetën mbi 330 veta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG