Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në një debat të zhvilluar sot në Parlamentin Evropian në seancë plenare, shumica e eurodeputetëve janë shprehur se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë, dhe se nuk shohin ndonjë zgjidhje tjetër pos pavarsisë për Kosovën. Shumë deputetë gjithashtu mbështetën punën e të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari dhe insistuan që statusi i Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti. Shumica thanë se nga shtyerja eventuale e zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk përfiton askush, sepse qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë më se të qarta dhe nuk do të ndryshojnë. Gjatë debatit është folur edhe për rolin e ardhshëm të BE-së në Kosovë. Komisioneri për zgjerim Oli Rehn, tha me këtë rast se "Kosova ka perspektiv evropiane, ndërsa Bashkimi Evropian do ta ketë rolin kyç në realizimin e kësaj perspektive". Rehn, tha se presidenti Ahtisari ka nevojë për mbështetës të fuqishëm të BE-së në mënyrë që të jetë në gjendje të paraqes një pako gjithëpërfshirëse për statusin e Kosovës e më pas, në bazë të saj Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të vendoste për statusin. Sipas tij BE-ja nuk ka për qëllim të zëvendësojë UNMIK-un me ndonjë EUMIK, por do të merr përsipër udhëheqjen e misionit të fiksuar civil ndërkombëtarë, i cili si detyrë kryesore do të kishte vëzhgimin e zbatimit të zgjidhjes për statusin e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG