Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillojë një seancë më 13 shtator ku do të diskutojë për gjendjen në Kosovë dhe punën e UNMIK-ut gjatë tre muajve të fundit. Për të gjitha këto, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit do të raportojë kryeadministratori i ri i UNMIK-ut, Joakim Ryker. Ndërsa qëndrimet zyrtare të Beogradit në këtë takim do ti paraqet kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq. Ndërkaq, më 22 shtator, poashtu në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, i dërguari i posaqëm për statusin e Kosovës Marti Ahtisari do të raportojë para anëtarëve të këtij Këshilli për ecurinë e bisedimeve rreth statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG