Ndërlidhjet

ANKARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan po viziton Turqinë si pjesë e turneut të tij diplomatik në Lindjen e Mesme, që synon marrjen e mbështetjes për paqen në Liban.
Annan pas takimeve me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Turqisë, përshëndeti qëndrimin e parlamentit turk, për dërgimin e trupave në kuadër të misionit të OKB-së në Liban. "Mendoj se roli i Turqisë në rajon, dhe veçmas në zbatimin e rezolutës 1701 është shumë vendimtarë. Ju keni një rol kyç, dhe mund t'ju them që të dyja palët Libani dhe Izraeli janë shumë të lumtur me vendimin tuaj, rreth dërgimit të trupave turke atje", tha Annan.
XS
SM
MD
LG