Ndërlidhjet

KABUL


Një ushtar britanik është vrarë dhe së paku pesë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një mine në pjesën jugore të Afganistanit. Ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi se shpërthimi ka ndodhur kur ushtarët kanë hyrë në një zonë të minuar. Në zhvillime të tjera në Afganistan, sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jap De Hoop Scheffer, ka thënë gjatë qëndrimit në këtë vend, se NATO nuk do të zbrapset nga kryengritësit talibanë.
XS
SM
MD
LG