Një gjykatë serbe dënoi sot me 20 vjet heqje lirie një paramilitarë serb, për pjesëmarrje në vrasjen e afro 200 kroatëve gjatë luftës në Kroaci. Sasha Radak, është shpallur fajtor për rolin e tij gjatë ekzekutimit të 192 kroatëve në një ferm në Ovçara në lindje të Kroacisë në nëntor të vitit 1991. Dhjetorin e kaluar 14 paramilitarë të tjerë janë dënuar për këtë krim, derisa Radak, është dënuar gati një vit më vonë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.