Ndërlidhjet

VJENË


Në pallatin Daun-Kinski të Vjenës, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit përfunduan sot takimin e tyre në procesin e decentralizimit. Bisedimet u drejtuan nga zëvendësnegociatori Albert Rohan. Lutfi Haziri, udhëheqës i delegacionit nga Prishtinës, pas takimit tha se "nuk kanë mundur të diskutohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe është arritur marrëveshja që të vazhdohet në këtë temë më datën 15 shtator". "Sipas parashikimeve të bëra më parë në Beograd, drafti i ofruar për çështjet e përgjithshme të decentralizimit nga zyra e z.Ahtisari, nuk i plotëson kërkesat dhe dëshirën serbe për çështjen e decentralizimit". Kështu deklaroi, gjatë një pushimi të shkurtër të bisedimeve, Sllobodan Samarxhiq, njëri nga udhëheqësit e delegacionit serb. Ai shtoi se "pala serbe ka kërkuar shumë më tepër kur është në pyetje krijimin i të ashtuquajturit, etnitet serb në Kosovë". Në anën tjetër nga përfaqësuesit shqiptarë në delegacionin e Kosovës është mësuar se pala shqiptare nuk është e autorizuar të diskutojë jashtë draftit i cili tashmë është i njohur edhe për opinionin në Kosovë. Bisedimet për decentralizimin do të vazhdojnë më 15 shtator në Vjenë, derisa nesër bisedohet për trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e pakicave.
XS
SM
MD
LG