Ura qëndrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë është hapur sot për qarkullimin e automjeteve të UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë, Larry Miller, ka bërë të ditur se punonjësit shqiptarë që punojnë në veri të Mitrovicës urën mund ta kalojnë vetëm me automjete zyrtare, kurse serbët që punojnë në jug të qytetit, mund ta kalojnë urën me këmbë, por me dokumente identifikimi. Ura fillimisht është mbyllur më 26 gusht, pas një shpërthimi në lokalin Dolçe Vita, ku u lënduan 9 persona.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.