Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia nënshkruan sot marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak. Marrëveshja u arritë, shtatë vjet pasi aeroplanët amerikanë bombarduan Serbinë me qëllim të ndaljes së dhunës ndaj shqiptarëve. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dhe presidenti serb Boris Tadiq, pas një takimi që patën, firmosën marrëveshjen për vendosjen eventuale të trupave amerikane në Serbi. Rice shfaqi shpresën për një bashkëpunim të mirë me Serbinë, ndërsa presidenti serb Tadiq, e vlerësojë këtë si hapin e parë drejtë zgjerimit të marëdhënieve bilaterale, veçmas në fushën e ekonomisë. Në këtë takim poashtu është diskutuar edhe për bisedimet rreth statusit të Kosovës si dhe bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG