Ndërlidhjet

DUBAI


Televizioni Al-Jazeera transmetoi një videoincizim në të cilin pretendohet se lideri i Al Kaidës Osama bin Laden është takuar me disa nga sulmuesit e 11 shtatorit.
Kanali televiziv arab tha se në incizimin e bërë 5 vjet më parë, shihen operativët e Al Kaidës duke u stërvitur në malet e Afganistanit.
Televizioni e identifikoi njërin si Ramzi Binalshibh, koordinator i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit, i cili tash ndodhet në paraburgim në Shtetet e Bashkuara, dhe Abu Hafs al-Masri, ish lejtnant i Bin Ladenit, i cili u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në Afganistan në nëntor, 2001.
Publikimi i videos u bë në prag të 5-vjetorit të sulmeve në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG