Ndërlidhjet

BERLIN


Diplomati amerikan Nikolas Burns, duke folur në Berlin, tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të duhej të fillonte hartimin e rezolutës, javën e ardhshme rreth vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit. "Nga këndvështrimi amerikan, pas diskutimeve që do të mbahen të hënën dhe pas disa bisedave të mëhershme, do të duhej që këtë çështje ta dërgojmë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ne do të hartojmë rezolutën. Në këtë mënyrë, dhe me arritjen e ministrave në takimin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjithçka do të ishte e gatshme për kompletimin e rezolutës mbi sanksionet për Iranin", tha Burns.
XS
SM
MD
LG