Ndërlidhjet

BARI


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është takuar sot në Bari të Italisë me homologun e tij italian Romano Prodi. "Kemi vendosur që të intesifikojmë marëdhëniet tashmë të ngushta mes dy vendeve, dhe në mënyrë të veçant, të rrisim investimet në Shqipëri". Kështu deklaroi pas takimit shefi i qeverisë italiane Romano Prodi. Kryeministri italian duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, vlerësoi se "falë këtij bashkëpunimi është bërë i mundur eliminimi i trafikut të qenieve njerëzore në brigjet e dy vendeve". Bashkimi Evropian duhet ta shoh Ballkanin si pjesë natyrale të saj dhe të ndërmarrë politika zhvillimi në këtë rajon, që do të kushtonte më pak, se sa mbajtja e trupave paqëruajtëse në ato vende", ka thënë kryeministri italian Romano Prodi.
XS
SM
MD
LG