Ndërlidhjet

QERBELA


Ka përfunduar pa probleme, festivali fetar shiitë në qytetin e shenjtë të Qerbelas në Irak, ku gjatë ditës ishin mbledhur qindra mijëra pelegrinë shiitë. Është kjo dita e lindjes së imamit Al-Mahdi Muntadar, liderë i shekullit të 9-të i myslimanëve shiitë. Që nga viti 2003, në qytetin e shenjtë të Qerbelas rreth 80 km në jug të Bagdadit janë vrarë qindra njerëz. Nga zhvillime të tjera në Irak, së paku 8 njerëz janë vrarë në sulme të ndara, që si cak kishin forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG