Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mbajtjen e terroristëve të dyshuar në burgje sekrete. Sipas saj praktika të tilla janë në kundërshtim me shtetin ligjor. Kancelarja Merkel, mirëpriti pranimin nga ana e presidentit amerikan George Bush, për ekzistimin e burgjeve sekrete të CIA-së. Ndryshe, Merkel premtoi përmirësimin e mardhënieve me Shtetet e Bashkuara, të dëmtuara nga kancelari i mëhershëm gjerman Gerhard Shreder i cili kundërshtoi luftën në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.