Forcat e NATO-s dhe të Afganistanit kanë vrarë 94 luftëtarë talibanë në sulmet ajrore dhe tokësore në Afganistanin jugor, ka njoftuar sot aleanca veriatlantike. Nga ofensiva e NATO-s, që filloi më 2 shtator, sipas aleancës, u vranë së paku 420 pjesëtarë talibanë. Një zëdhënës i talibanëve i ka kundërshtuar këto shifra.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.