Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara tash janë më të sigurta se'ç ishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001. Ajo tha se është bërë mjaft që Amerika të jetë më e sigurtë.
Rice e ka lëvduar invazionin amerikan në Irak dhe largimin e Saddam Husseinit, duke thënë se qeveria e tij kishte lidhje me Al Kaidën, ndërsa operativët e saj kanë zhvilluar në Irak armë të shkatërrimit në masë.
Rice i bëri këto komente dy ditë pas publikimit të raportit të Senatit amerikan, i cili konkludoi se qeveria e Husseinit nuk ka patur marrëdhënie të rëndësishme me Al Kaidën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG