Ndërlidhjet

SOFJE


Në takimin e sotëm në Sofje, Grupi i Kontaktit po shqyrton progresin e deritashëm në negociatat për statusin e Kosovës, si dhe hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë në muajt e ardhshëm. Grupi i Kontaktiti përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe Italia. Pritet që për rrjedhën e negociatave, të flas zëvendësi i të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Kosovën në këtë takim e përfaqësojnë kryeministri Agim Çeku dhe zv. shefi i UNMIK-ut, Steven Schook. Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Evropës Jug-Lindore.
XS
SM
MD
LG