Kryeadministratori i Kosovës Joakim Ryker, ka deklaruar se "i dërguari i OKB-së për statusin Marti Ahtisari, është në rrugë për ta dhënë propozimin e tij për statusin final të Kosovës brenda tre muajsh". Në një intervistë dhënë agjencisë Reuters, Ryker shtoi se "pas këtij propozimi, mund të pasojë shpejtë rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së". Diplomati gjerman, Ryker i cili që nga 1 shtatori është shef i administratës së OKB-së për Kosovën, vlerësoi se "Beogradi duhet të jetë më realist lidhur me përfundimin e mundshëm". Ryker, u ka tërhequr vërejtjen serbëve që "të mos përpiqen për ndarje të Kosovës". Sipas tij, "parimet e Grupit të Kontaktit, para përcaktojnë deri në një shkallë përfundimin e procesit të statusit të Kosovës".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.