Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se qëndron pas deklaratës së ekipit negociues dhe platformës së delegacionit serb, në bisedimet rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Duke ju drejtuar deputetëve të parlamentit serb, ai tha se ekipi do të vazhdojë punën duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin dhe duke u kujdesur për interesat e qytetarëve si dhe standardet demokratike.
Raporti mbi punën e ekipit negociator serb u përkrahë nga shumica e deputetëve. Në fillim të seancës, kryeministri Vojisllav Koshtunica u bëri thirrje ligjëvënësve që të miratojnë Kushtetutën e re me të cilën, Kosovën do ta shpallnin pjesë integrale të Serbisë, përkundër negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për statusin e Kosovës dhe kërkesat e Prishtinës për pavarësi.
Koshtunica, e ka hapur debatin parlamentarë kushtuar negociatave për statusin e Kosovës duke thënë se "neve na kërkojnë që të heqim dorë nga Kosova", transmeton Asociated Press.
"Nga ne kërkohet që të përbuzim vetën si shtet", tha Koshtunica.
"Për shtetin e Serbisë, Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur. Nuk do të ketë përgjigje tjetër nga Serbia përderisa ajo të ekzistojë", ka thënë Koshtunica.
Ndërkaq, lideri ultra nacionalist i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliq u ka kërkuar Koshtunicës dhe presidentit Boris Tadiq që të përgadisin armatën serbe për luftë në Kosovë.
"Unë dua të dijë çfarë do të bëjnë forcat tona të armatosura. Nëse nuk kemi motiv dhe armë, atëherë mos na thoni që Kosova është pjesë e Serbisë" ka thënë Nikoliq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG