Ndërlidhjet

NJU JORK


"Periudha e negociatave ka dështuar sa i përket zvogëlimit të dallimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rreth përcaktimit të statusit final të Kosovës". Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan. Ai shtoi se "është i zhgënjyer, pasi që palët në negociata kanë treguar pak pika të përbashkëta rreth çështjes së statusit. Annan tha se palët mbesin të përkushtuara në "autonomi substanciale" dhe "pavarsi të plotë", që në një mënyrë lë hapësirë minimale për të negociuar. Ky është vlerësim i Annanit në raportin e tij të fundit për Këshillin e Sigurimit të OKB-së rreth progresit të arritur.
Annan ftoi të dyja palët, Prishtinën dhe Beogradin të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe kompromis me qëllim të përfundimit të diskutimeve rreth sovranitetit të Kosovës.
Ndërkaq në këto qaste në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton mbi raportin tre mujor rreth zhvillimeve në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG