Ndërlidhjet

BEOGRAD


"E vetmja mënyrë për stabilitet në rajon, është gjetja e kompromisit në bisedimet për të ardhmen e Kosovës që do të ishte e pranueshme për të dyja palët". Kështu vlerësoi shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis. Pas takimit me presidenti serb Boris Tadiq në Beograd, Bakojanis tha se "çështja e Kosovës tashmë është në fazën kritike". Ajo shtoi se gjatë vizitës që sot do ti bëjë Prishtinës, do të theksojë nevojën e bisedimeve më konstruktive ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimit të tyre në Vjenë.
Presidenti serb Tadiq ndërkaq theksoi se Serbia dëshiron kompromis e jo dhunë në Kosovë.
"Znj Bakojanis e njoftova për faktin që pavarësia e Kosovës është e papranueshme për Serbinë, dhe se ne dëshirojmë paqe dhe kompromis në Kosovë e jo dhunë",tha Tadiq. Ai shtoi se Serbia e vlerëson lartë rolin e Greqisë në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Sigurimit, ku sipas presidentit serb do të vendoset për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG