Në orët e para të mëngjesit ka eksploduar një bombë e vendosur nën veturën e ministrit të brendshëm të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka njoftuar Shërbimi Policior i Kosovës. Shpërthimi ka ndodhur në Gjilan, afër banesës së zotit Rexhepi. Nuk është raportuar për të plagosur eventualë. Në atë kohë ministri Rexhepi ishte në shtëpi. SHPK-ja ka ndaluar dy persona, të cilët po intervistohen, ka thënë zëdhënësja Sabrije Kamberi. Qeveria e Kosovës e ka dënuar këtë akt duke e vlerësuar atë si akt kriminal dhe ka ftuar për qetësi. "Në këtë moment të intensifikimit të procesit për statusin final të Kosovës është e domosdoshme të ruhet qetësia dhe poashtu ambienti me tolerancë zero ndaj dhunës dhe krimit", thuhet, pos tjerash, në kumtesën e qeverisë. Këtë akt e kanë dënuar edhe institucionet e tjera të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.