Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se do të kërkoj nga Kongresi amerikan që ta miratoj legjislacionin që do të përcaktoj rregulla të qarta për veprimet lidhur me terroristët e dyshuar.
- Derisa po punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për t'u shkaktuar disfatë terroristëve dhe esktremistëve, për të dhënë aletrnativë ndaj ideologjisë së tyre të urrejtjes, ne duhet poashtu ti pajisim profesionistët tanë ushtarakë dhe të zbulimit me mjete, që atyre u duhen për ta mbrojtur vendin nga ndonjë sulm tjetër. Atyre u duhen këto mjete pasi armiku synon të na sulmoj përsëri, tha sot presidenti Bush, në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Këto komente u bënë pasi një komitet i Senatit amerikan i kundërshtoi planet e qeverisë së presidentit Bush për ti hedhur në gjyq të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG