Ndërlidhjet

PEKIN/TOKIO


Kina ka kërkuar nga Irani të jetë më fleksibil në programet e veta bërthamore. Këto komente kryeministri kinez Ven Jiabao i bëri pas takimit që pati me zëvendëspresidentin iranian Ali Saidlu. Kina ka një qasje më të butë ndaj krizës iraniane. Ndërkohë, tre bankat qëndrore japoneze do t'i shmangen bashkëpunimit me bankën qëndrore iranane "Saderat Iran". Tre bankat japoneze kanë vepruar në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj të njejtës bankë.
Uashingtoni ka ndaluar bashkëpunimin me Saderat Bankën iraniane, duke thënë se kjo bankë furnizon Hezbollahun në Liban.
XS
SM
MD
LG