Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica u zotua se vendi i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, të cilën e përshkroi si "zemër" të Serbisë, dhe shtoi se do ta parandalojë ndarjen e saj.
Koshtunica i bëri këto komente dje gjatë një parade ushtarake ndërsa aeroplanët luftarakë fluturuan ulët mbi qendrën e Beogradit, kurse gjithë udhëheqësia e shtetit merrte pjesë në ceremonialin e gradimit të 200 kadetëve nga Akademia Ushtarake e Serbisë.
Koshtunica nuk u kërcënua me përdorim të forcës, por tha se "Kosova gjithmonë ka qenë, dhe përgjithmonë do të mbetet në Serbi".
"Ne duhet të ndërtojmë një Serbi demokratike me të gjithë ata që jetojnë në Kosovë", shtoi Koshtunica, duke e ripërsëritur ofertën e Beogradit për autonomi të gjerë të Kosovës brenda Serbisë.
Kryeministri serb tha se "Serbia do ta mbrojë Kosovën me të gjitha mjetet demokratike dhe legale".
Ndërkaq presidenti Boris Tadiq, në fjalimin e tij tha se ushtria e Serbisë është "faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë", dhe u zotua se "armata kurrë më nuk do të keqpërdoret".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG