Ndërlidhjet

ROMË


Papa Benedikti XVI tha sot se i vjen "shumë keq" për reagimet e ashpra që u nxitën nga një fjalim i tij për Islamin dhe Luftën e Shenjtë.
Ai tha se teksti, i cili i ka ofenduar shumë myslimanë, nuk e paraqet mendimin e tij personal.
Duke folur nga rezidenca e vet në afërsi të Romës, Papa tha se fjalimi kishte për qëllim të vendosë një "dialog të sinqertë" me myslimanët.
Vendet myslimane dhe grupet fetare insistojnë që Papa të kërkojë falje për komentet e bëra gjatë vizitës në Gjermani, ku kreu i Kishës Katolike e citoi një perandor bizantin të ketë thënë se Profeti Muhamed nuk i ka sjellë botës asgjë përveç të keqes.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Italisë ka urdhëruar shefat e policisë ta rrisin nivelin e sigurisë kombëtare pas kërcënimeve nga grupet Islamike për komentet e Papës rreth Islamit.
Në Nablus, sulmues të panjohur sot hodhën kokteje molotov në dy kisha. Zyrtarët thanë se s'ka të lënduar.
Ndërkaq në Moskë, presidenti Vladimir Putin i ftoi udhëheqësit fetarë në botë të ushtrojnë "përgjegjësi".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG