Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias ka bërë ftesë që vendeve të Ballkanit t'u lejohet që ti bashkohen BE-së. "Nëse do të jetë paqe e qëndrueshme në Evropë, atëherë, sa më shpejtë, të gjitha vendeve të Ballkanit, duhet t'u garantohet anëtarësim në Bashkimin Evropian", i tha zoti Papoulias botimit të sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine. Mëtutje ai u shpreh se "Evropa kurrë nuk do të jetë e aftë të qëndroj e sigurtë nëse vendet si Shqipëria dhe Serbia mbesin të përjashtuara nga BE-ja".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.