Sot në Gjermani janë zhvilluar votimet lokale në dy shtete, në të cilat duket se Unioni Demokristian i kryeministres, Angela Merkel ka arritur rezultate të dobëta. Sipas rezultateve të para, kjo parti do të jetë në vendin e dytë si në Berlin ashtu edhe në Meklenburg-Pomerania, pas social-demokratëve. Por, ajo që ka zgjuar interesim për këto zgjedhje është e dhëna se Partia Nacional Demokrate e krahut të djathtë, duket se do të fitoj vende deputetësh në Parlamentin në Mekleburg – Pomerania. Duket se në këtë rajon verior, ky grup neo-nazist ka fituar 6 % të votave
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.