Ndërlidhjet

TIRASPOL


Në rajonin rusisht folës, Transdniestër në Moldavi është mbajtur referendumi. Voutesit ishin përgjegjur në pyetjen se a dëshirojnë të shkëputen dhe të bashkohen me Rusinë, apo dëshirojnë të bashkohen me Moldavinë. Komisioni zgjedhor lokal thotë se pjesëmarrja ishte 70%. Vëzhguesit zgjedhorë evropianë e kanë bojkotuar këtë referendum, duke theksuar natyrën jodemokratike të administratës në Transdniestër. Moldavia thotë se nuk do ti njohë rezultatet. Por, Rusia thotë se referendumi në këtë rajon, që është i banuar kryesisht me popullatë sllave, është "shprehje e vullnetit të popullit". Transdnistira, para 16 vitesh, e kishte shpallur pavarësinë, e cila nuk është njohur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG