Pavarësia e Kosovës, nën disa kushte, është zgjidhja që sjellë më së shumti gjasë për paqe të vazhdueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon, thuhet pos tjerash, në një propozim rezolutë të Këshillit të Evropës. Në këtë dokument, që e ka hartuar britaniku Rasel Xhonson, mëtutje theksohet se moszgjidhja e statusit të Kosovës sjellë paqartësi për stabilitetin politik të gjithë rajonit të Ballkanit perëndimor. Sipas këtij dokumenti, Këshilli i Evropës, pavarësisht nga rezultati i negociatave për Kosovën, është i vendosur ti ndihmoj Kosovës dhe Serbisë në ballafaqim me sfidat në të ardhmen.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.