Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën takohen sonte në Nju Jork. Pritet që në këtë takim, për ecurinë e deritashme të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, të flasë i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari. Të premten ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Ahtisaari do të flasë për progresin në negociata dhe për hapat që duhet ndërmarrë. Në këtë takim për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të flasin edhe kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Serbisë Boris Tadiq.
Pritet që për Kosovën të diskutohet edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që mbahet nesër në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG